Pyetjet e bëra më shpesh

Termat dhe Kushtet e përdorimit u modifikua për herë të fundit më 14 Dhjetor 2023.

Shipping Information

Përse duhet të blej nga Ju?

Ne nuk jemi as të parët dhe as të fundit si një faqe për blerjet online. Mund të themi me bindje që kemi cmimet dhe shërbimin më të mira kjo fal marrëveshjeve me furnitorët tanë. Ju duhet të blini nga Ne për tre arsye.
1- Ne kemi çmimet më të mira.
2- Ne kemi shërbimin më të mirë ndaj klinetit.
3- Ne i përgjigjemi kushteve të garancisë

Cilat janë metodat e pagese?

Për momentin Ne ofrojmë vetëm 1 mënyrë pagese për blerjen tuaj online:
1- Paguaj cash në dorëzim. Paguaj korrierin në momentin që merrni produktin në dorëzimit.

Së shpejti
2- Me transfertë bankare. Kjo mënyrë vlen për të gjithë, kudo që ndodheni. Gjatë proçesit të blerjes, nëse zgjidhni këtë mënyrë, në email tuaj do të vij numri i llogarisë bankare ku ju duhet të kryeni pagesën. Pasi të kemi marr pagesën nga ju Ne menjëherë do të fillojmë procedurat për dërgimin e produktit që ju keni porositur.
3- Paypal. Është mënyra e tretë që ofrojmë. Kjo është mënyra që zgjedhin miliona blerës online në të gjithë botën. Ne nuk mund të tërheqim lekët që ju depozitoni për blerjen tuaj nëse nuk kemi përmbushur të gjitha detyrimet për të cilat ju paguani.

Ofroni transport falas?

Po. Ne jemi duke ofruar transport FALAS në të gjithë Shqipërinë për shumë prej produkteve tona.

Sa vonon transporti?

Ne ju njoftojmë për nisjen e porosisë tuaj nëpërmjet numrit të telefonit të cilin ju na e kini dhënë në momentin e porosisë. Për porositë që bëhen pas orës 17:00 dërgesa në postë bëhet ditën e tjetër. Transporti për Tiranën bëhet brenda 12 orëve për rrethet 2-3 ditë pune.

FAQ Second Version

Ku bëni dërgesa të porosive? A mund të blej nga çdo qytet i Shqipërisë?

Po. ping.com.al mundëson transport në shumicën e qyteteve të Shqipërisë. Mund të blini online nga çdo vend dhe të zgjidhni transportin në qytetetin tuaj.

Në cilat ditë kryhet dorëzimi?

Dorëzimi i porosive kryhet nga e hëna në të shtunë.

A mund të kthej artikujt e porositur dhe të marr mbrapsht paratë e mia?

Ne nuk e ofrojmë këtë mundësi. Ju keni mundësi për vetëm për të shkëmbyer artikullin.

Çfarë ndodh nëse nuk jam në shtëpi në çastin e dorëzimit?

Mos u shqetësoni! Praktika e zakonshme është se në rast se korrieri nuk ju gjen në adresën që keni lënë, ata ju kontaktojnë në numrin tuaj të telefonit që keni lënë kur keni bërë porosinë dhe bini dakort për një afat të ri dorëzimi. Nëse ata nuk ju gjejnë përsëri në adresën përkatëse, dërgesa kthehet tek ne.

Kam harruar fjalëkalimin për të hyrë në llogarinë time. Çfarë duhet të bëj?

Mos u shqetëso. Mjafton të klikoni në linkun Llogaria ime në këndin e djathtë në krye të faqes dhe më pas në link-un “Harruat fjalëkalimin tuaj?”. Pas kësaj është e nevojshme të vendosni adresën e e-mailit ku do të merrni link-un për rivendosjen e fjalëkalimit.

Cilat janë arsyet e kthimit/ndërrimit të një produkti.

Ju mund të ktheni ose ndërroni produktin e blerë nga Ne për çfarëdolloj arsye brenda një periudhe 14 ditore. Por kujdes kthimi apo ndërrimi i produkti mund të bëhet vetëm nëse produkti është në parametrat e mëposhtëm:
1- Produkti duhet të jetë gjendje perfekte.
2- Produkti duhet të jetë pa shenja peërdorimi.
3- Produkti duhet te përmbaje paketimin orgjinal dhe të gjitha aksesorët e përfshirë
4- Produkti duhet të ketë etikat dhe pullat e sigurisë të pahequra nëse përmban.
5- Kthimi duhet të shoqërohet me faturën e blerjes.
Rimbursimi bëhet brenda 7 ditëve nga momenti i kthimit të produktit.

*Kosto e transportit të dërgimit të produktit te Ne dhe anasjelltas paguhen nga klienti.

*Fillimisht bëhet kthimi i produktit për të konstatuar problemin nga teknika dhe pastaj procedohet me zëvendësimin e produktit.

*Produktet e kthyera të mangëta, të dëmtuara, të përdorura ose të ndotura nuk mund të pranohen nga ping.com.al.